Zbulimi i frikshëm për Michael Jackson: U abuzua si fëmijë, por besonte se ishte një lojë

Showbiz

Zbulimi i frikshëm për Michael Jackson: U abuzua si fëmijë,

Producenti fitues i çmimit Emmy, Jeffrey Mark, ka folur për Michael Jackson dhe fëmijërinë e tij, duke ngritur akuza të rënda në një intervistë për New York Post.

Ai ka pretenduar se këngëtari i njohur ka qenë viktimë e abuzimit seksual kur ishte fëmijë dhe se këtë përvojë e ka perceptuar si diçka “normale”, sipas tij.

Mark thotë se kjo mund të ketë ndikuar edhe në marrëdhëniet e diskutueshme që Jackson ka pasur më vonë me fëmijë.

Sipas tij, vetë Michael Jackson nuk e shihte veten si një person që kryente abuzim.

Michael Jackson ka qenë prej vitesh në qendër të polemikave për akuza të ngjashme, të cilat ai i ka mohuar gjatë jetës së tij. Në vitin 2005, ai u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Çështja u rikthye në vëmendje edhe pas dokumentarit “Leaving Neverland” në vitin 2019, si dhe më herët këtë vit për shkak të interesit për filmin biografik “Michael”, i cili trajton jetën e tij para se të shpërthenin skandalet.

ME TE LEXUARAT