“Ke marr fonde, kthe lekët mbrapsht”, debat me tone të ashpra mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit

Showbiz

“Ke marr fonde, kthe lekët mbrapsht”, debat me tone të

Të ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon ishin aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, përballë drejtorit të Qendrës Kinematografike, Jonid Jorgji dhe producentit Ols Abazi.

Debati i nisur javën e shkuar lidhur me projektligjin për kinematografinë shqiptare duket se është nxehur më tej.

Të dy u përplasën ashpër, për herë të parë përballë njëri-tjetrit në studio.

“Mos iu lëpini ministrit”, iu drejtua Shanaj Jorgjit.

“Çfarë na di neve, të nxjerrim me shqelma jashtë”, tha ai në një moment tjetër.

Por situata u përkeqësua më tej kur Jonid Jorgji i kujtoi disa fonde që, sipas tij, aktori kishte marrë:

“Ke marrë fonde dhe nuk ke bërë asgjë, kthe lekët”, iu drejtua Jonid Jorgji.

Drejtori i Qendrës Kinematografike iu drejtua aktorit, duke i thënë se me paratë e marra ai nuk kishte zhvilluar apo realizuar asgjë, sipas programit për të cilin kishte përfituar fondet.

ME TE LEXUARAT