Kë shikon fitues? Fjalët e para të Stelinës pas daljes nga BBVip 5: I kam thënë që ditën e parë që është nisur për këtu...

Mbrëmjen e djeshme ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Stelina. Kur ishte në studion e madhe të spektaklit, ajo hapi dhe biletën e fatit e cila ishte vetëm ‘vajtje’.
“Jam patjetër falënderuese, është një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar. Jam falënderuese për të gjithë njerëzit që kam njohur aty brenda, për të gjitha ditët që kam kaluar. Kjo eksperiencë më ka bërë të kuptoj, që të bindem akoma më shumë që njerëzit nuk ndryshojnë edhe para kamerave, edhe para eksperiencave të tilla. Unë zgjodha të mos ndryshoja dhe të isha vetvetja. Ndoshta kjo është një nga arsyet pse jam sot këtu, por ua kam thënë edhe banorëve të tjerë që unë nuk e sforcoj veten që të dhënë situata, të cilat mua nuk më përkasin dhe nuk gjej vetveten”, tha ish-banorja e këtij edicioni të pestë të reality show-t.
Në një moment, Ledion Liço i tha Stelinës që kur ka dalë Angelo Haruni nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, ka thënë që e sheh atë fituese.
“Për mua Angelo ka qenë një nga finalistët e Big Brother, po mesa duket parashikimet tona kanë dalë keq”, tha ajo duke qeshur.
Ndërkohë pyetjes së Arbër Hajdarit se “kush e fiton këtë Big Brother?”, Stelina u përgjigj:
“Unë e kam thënë kush e fiton Big Brother për mua, dhe shpresoj shumë që ta fitojë Miri. Ja kam thënë Mirit që ditën e parë që është nisur për këtu, mos mu kthe në Myslym Shyr pa fitore. E unë nuk dua të kthehet pa fitore, kaq”.


