Për ju që e humbët, zbuloni banoren që la mbrëmë shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Pas përfundimit të një televotimi të hapur gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother Vip 5”, publiku ka vendosur përmes votës së tij fatin e njërit prej konkurrentëve në garë.
Votimi, i cili u zhvillua në kohë reale dhe me pjesëmarrje të gjerë të teleshikuesve, u konsiderua vendimtar për vijimësinë e lojës dhe solli një moment të fortë emocional për banorët dhe publikun.
Sipas rezultatit përfundimtar të televotimit, Stelina ka rezultuar konkurrentja më pak e votuar nga publiku, duke u eliminuar kështu nga gara.
Largimi i saj shënon një tjetër etapë të rëndësishme në rrjedhën e spektaklit, ndërsa konkurrenca mes banorëve të mbetur pritet të bëhet edhe më e fortë në ditët në vijim. Rikujtojmë që ish-banorja kishte biletë fati por shëntonte vetëm “vajtje”.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Stelina është dalluar për dinamikën e krijuar në marrëdhënie me banorët e tjerë, duke qenë herë pas here në qendër të diskutimeve dhe debateve dhe tepër e komentuar për lidhjen e saj me Keijsin.


