"Kjo më bën të vras veten..."/Mateo i lodhur nga sjelljet e Brikenës, heq dorë nga banorja?

Situata mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se është përkeqësuar. Banori ka treguar se është përpjekur vazhdimisht të flasë me të për të sqaruar raportin e tyre, por sipas tij, ajo e ka shmangur çdo herë, duke i kërkuar ta lënë bisedën për më vonë. Ai u shpreh i zhgënjyer nga kjo sjellje teksa po bisedonte me Shëndritin, duke theksuar se kishte nevojë të shprehej në moment.
Unë i them, dua të shprehem para se të iki, ajo më thotë ‘flasim nesër’. Mos më kthe përgjigje fare, më lër të flas. Kjo më bën të vras veten… këtu është problemi.
Ai shtoi se ndihet i injoruar dhe i paqartë për qëndrimin e Brikenës, duke thënë se nuk arrin të kuptojë çfarë ajo dëshiron realisht nga kjo marrëdhënie.


