Kanye West do të mbajë koncert në Tiranë, zbulohet data

Showbiz

Kanye West do të mbajë koncert në Tiranë, zbulohet data

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, pritet të mbajë një koncert live në Tiranë më 11 korrik, në një nga eventet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka konfirmuar zhvillimin e këtij spektakli madhor në kryeqytet, duke sjellë për herë të parë në vend një emër të nivelit më të lartë të industrisë globale të muzikës.

Koncerti po shihet si një ngjarje me impakt të madh jo vetëm për fansat e artistit, por edhe për skenën kulturore dhe turistike të Shqipërisë. Pritet që ky event të tërheqë mijëra ndjekës nga vendi dhe rajoni, duke e kthyer Tiranën në një pikë referimi të rëndësishme për evente ndërkombëtare gjatë sezonit veror.

Kanye West do të mbajë koncert në Tiranë, zbulohet data

ME TE LEXUARAT