Mesazhe flirtuese që e “nxjerrin zbuluar”: Princ Harry në telashe në gjyq

Prince Harry është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa komunikimeve private me gazetaren britanike Charlotte Griffiths, të cilat kanë hapur debate të reja në procesin gjyqësor kundër Associated Newspapers Limited.
Mesazhet, me tone miqësore dhe flirtuese, duket se bien ndesh me deklarimet e mëparshme të Harry-t, i cili kishte pohuar se kontakti me gazetaren ishte minimal dhe i ndërprerë menjëherë pasi kishte mësuar profesionin e saj.
Zhvillimi i fundit mund të ndikojë në ecurinë e çështjes, pasi vë në dyshim besueshmërinë e dëshmisë së tij në raport me faktet e reja që po dalin në dritë.


