Orinda flet për zgjerimin e familjes: “Duam, por nuk po vjen, lutemi çdo natë ”
Orinda Huta i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram lidhur me dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë. Moderatorja theksoi se ajo dhe bashkëshorti Turjan Hysko duan ta zgjerojnë familjen, por shtoi se shtatzënia nuk po ndodh ende.
“Patjetër që duam, por nuk po vjen. Lutemi çdo natë me Atarën që të jetë në planin e Zotit,” tha Orinda.
Orinda dhe Turjan janë prindër të vogëlushes Atara, e cila erdhi pas një periudhe të vështirë, ku moderatorja pësoi një abort spontan. Ajo e përshkroi ardhjen e Atarës si një dhuratë të papritur dhe të bekuar nga Zoti.
“Realisht Zoti më ka bërë një dhuratë, në një moment që ndoshta nuk po e prisja më. Edhe pse brenda meje, ose edhe kur flisja me njerëzit, për t’i inkurajuar, u thosha që do vijë. Do e sjellë gjithsesi,” u shpreh ajo në një podkast me Mira Kazhanin.
Moderatorja tregoi se edhe pse ka pasur momente lodhjeje dhe pasigurie gjatë katër viteve të fundit, gjithmonë ka pasur besim se një ditë do të vijë fëmija që ajo dhe bashkëshorti dëshirojnë.