Pasi Bes Kallaku bëri publike lidhjen e re, vjen deklarata e papritur e Xhensilës: Thuaj asaj…

Showbiz

Pasi Bes Kallaku bëri publike lidhjen e re, vjen deklarata e papritur e

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit, jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për jetën e saj private.

Ky projekt muzikor vjen në një moment delikat, vetëm pak kohë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, konfirmoi publikisht nisjen e një romance të re, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e partneres.

Vëmendja e publikut është përqendruar te vargjet specifike të këngës, të cilat fansat i kanë lidhur ngushtë me situatën e ish-çiftit. Fraza që ka shkaktuar më shumë reagime dhe që po shpërndahet me shpejtësi është: “Emrin tim dhe një herë thuje, thuj asaj që në zemër m’ke, e di që një ditë ke mu kthy për ne”.

Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme, ku shumë ndjekës kanë etiketuar Bes Kallakun duke e cilësuar këngën si një dedikim të hapur ndaj tij dhe historisë së tyre të përfunduar.

Pasi Bes Kallaku bëri publike lidhjen e re, vjen deklarata e papritur e

Ndonëse aludimet kanë pushtuar rrjetin, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga këngëtarja nëse vargjet janë një reflektim personal apo thjesht krijimtari artistike.

ME TE LEXUARAT