Sarah Berisha dhe Dj PM ndezin dyshimet për ndarje, DETAJI që mori vëmendjen e ndjekësve...

Sarah Berisha dhe DJ PM janë rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të zërave që flasin për një ndarje të mundshme. Çifti, i cili u njoh dhe u lidh gjatë edicionit të parë të “BBV”, prej kohësh ka qenë objekt spekulimesh sa herë që ka zgjedhur të mos ekspozojë jetën private në rrjetet sociale.
Edhe pse në të kaluarën thashethemet janë hedhur poshtë nga vazhdimi i marrëdhënies së tyre, këtë herë ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka ngjallur edhe më shumë dyshime. Sarah dhe DJ PM nuk figurojnë më në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit në Instagram, një veprim që ka nxitur diskutime se mes tyre mund të ketë pasur një krisje.
Deri tani, as Sarah dhe as DJ PM nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar këto aludime, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.


