U larguan 2 orë nga dasma! Çfarë i ndodhi ish-konkurrentit të “Për’puthen’ gjatë ceremonisë martesore?

Showbiz

U larguan 2 orë nga dasma! Çfarë i ndodhi ish-konkurrentit

Andi Shehi partnerja e tij, Enki, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë vetëm pak kohë më parë. Ata zgjodhën që në ditëlindjen e parë të djalit të bënin edhe një ceremoni.

Të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, çifti i njohur ka zbuluar detaje nga dasma e tyre.

“Dasma ka qenë ëndrra ime, që e vogël e kam patur shumë qejf. Por në momentin që unë ngela shtatzënë dhe e kishim caktuar datën e fejesës, thashë se kjo do jetë dhe nuk do të bëj më. E shijuam atë”, tha Enki.

Më pas ajo tregon se kur kanë nisur përgatitjet për ditëlindjen e parë të djalit, personi që po merrej me dekorin i ka thënë ‘ju po investoni, bëni një dasmë ta keni dhe kujtim shumë të bukur’.

Të pyetur nga moderatorja e njohur nëse shkoi çdo gjë siç duhet, Enki tha:

“Pati shumë gjëra për syrin e keq. E vetmja gjë që ne na ngeli si pishman ishte se ne nuk bëmë ato adetet tamam siç duhet. Ne humbëm shumë kohë me djalin. U përpoqa t’a vija në gjumë në orarin e tij të zakonshëm, dhe humbëm dy orë.

Dy orë nusja me dhëndrin hiç. U lodhëm, u stresuam. Mua aty një fytyrë më vinte dhe një më ikte. I thashë Andit do qaj tani do më prishet make-up. Por pastaj e stakova, thashë kur ti vijë gjumi”.

ME TE LEXUARAT