U përjashtua nga 'BBVA5' pas daljes nga muri, flet Kristi: Këtë herë zgjodha veten time

Pas përjashtimit nga Big Brother Vip 5 pas daljes nga muri, Kristi Lamaj ishte në studio ku foli për largimin e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ish-banori është shprehur se këtë herë ai ka zgjedhur veten e tij duke i besuar logjikës, dhe gjithashtu ai i ka kërkuar falje publikut pas daljes nga muri.
“Është një shtëpi e jashtëzakonshme, ka disa momente të jashtëzakonshme, edhe unë e kam thënë kur bëra monologun. Herën e parë zgjodha familjen time, edhe produksionin, edhe herën e dytë publikun, edhe herën e tretë zgjodha veten time.
Ishte një zgjedhje, i besova logjikës time, edhe ashtu vendosa, edhe nuk do doja kurrë që ky publik që mua më ka mbështetur, edhe unë e ndjeva dashurinë, edhe nuk do doja që të kisha një ndarje kështu me publikun.
Loja nisi me Kristin, edhe u zhvillua çdo gjë në lojën time, edhe kisha skema për banorët, edhe jo një, por tre skema. Nga dera vetëm hyje për Kristin”, tha Kristi./BBVA5


