VIDEO/ Mimoza Ahmeti zbulon gjënë më të çuditshme që ka kërkuar në internet

Showbiz

VIDEO/ Mimoza Ahmeti zbulon gjënë më të çuditshme

Një situatë mjaft interesante dhe plot humor është zhvilluar së fundmi brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, ku banorët janë përfshirë në një lojë duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gjetura në letra.

Ky aktivitet ka sjellë rrëfime dhe përgjigje nga më të ndryshmet dhe të papriturat nga ana e fermerëve.

Protagoniste e radhës e kësaj dinamike ka qenë shkrimtarja Mimoza Ahmeti, e cila është përballur me pyetjen kurioze: “Cila është gjëja më e çuditshme që ke kërkuar në internet?”.

Me spontanitetin dhe sinqeritetin e saj karakteristik, Mimoza ka dhënë një përgjigje epike, duke u shprehur: “Burrë mi, burrë [kam kërkuar]”./Ferma VIP

ME TE LEXUARAT