Xhensila Myrtezaj, festë private në Kosovë për ditëlindje me Ledri Vulën? Udhëtimi që nuk u pa në rrjet

Showbiz

Xhensila Myrtezaj, festë private në Kosovë për

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, festoi ditëlindjen e saj të 33-të dhe ka ndarë me ndjekësit një mesazh mjaft reflektues në rrjetet sociale. Artistja ka zgjedhur që këtë përvjetor ta shoqërojë me disa rreshta të ndjerë, ku flet për forcën, ringritjen dhe sfidat e përjetuara gjatë vitit që la pas, vit në të cilin pati edhe divorcin e nga bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku.

Në postimin e saj, Xhensila e përshkruan moshën 33-vjeçare jo thjesht si një numër, por si një simbol të një rilindjeje personale. “33 për mua është më shumë se një numër… është simbol i ringjalljes, i forcës për të filluar përsëri, i dritës pas errësirës”, – shkruan ajo ndër të tjera, duke lënë të kuptohet se divorci për të ka qenë një periudhë të vështirë, por që e ka bërë më të fortë.

Ndryshe nga vitet e shkuara ku festat kanë qenë të mëdha dhe me shumë njerëz, këtë herë ajo ka postuar gjatë festës private që ka bërë me dy fëmijët e saj.

Por një vizitë e ka pasur edhe në Kosovë, ku me gjasa festa është zhvendosur në Prishtinë, ndoshta për të festuar me partnerin e saj, reperin, Ledri Vula.

Disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj së bashku, duke konfirmuar kështu zërat për një romancë mes tyre. Çifti është kapur në një klub në Paris, ku shfaqen duke kërcyer dhe shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Prej disa kohësh, ka pasur thashetheme për një marrëdhënie mes tyre, veçanërisht pas ndarjeve të tyre nga ishpartnerët, Xhensila pas divorcit nga aktori Bes Kallaku dhe Ledri pas ndarjes nga Sara Hoxha.

Edhe pse asnjë nga dyshja nuk ka konfirmuar lidhjen e tyre, pamjet e bëra virale tregojnë qartë se ekziston një raport dashuror mes tyre. Vetëm disa kohë më parë qe Ledri, ai që reagoi lidhur me këto aludime.

Teksa ka qenë i ftuar një intervistë ai u shpreh se raporti me këngëtaren nuk është asgjë më shumë sesa miqësi.

“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën”, – është shprehur reperi.

Ndërsa për sa i përket Xhensilën, teksa promovoi këngën e saj të re me Ledrin, për t’u dhënë fund thashethemeve shkoi përbri postimit: “Disa flasin, në këndojmë”. Teksa ka ndarë coverin e këngës së tyre më të re, Myrtezaj, e cila vetëm pak muaj më parë u nda nga baba i dy fëmijëve, aktori Bes Kallaku, ka hedhur poshtë aludime teksa shkruan: Disa flasin, ne këndojmë”, – duke bërë tag edhe reperin nga Kosova.

Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë, ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë moskomunikimi me aktorin e njohur.

“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, – u shpreh ajo.

“Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”, – u shpreh Xhensila në “Mirëmbrëma Yje”. Për sa i përket Ledri Vulës, reperi prej dy vitesh ka shkëputur marrëdhëniet me mamanë e vajzës së tij, Sara Hoxhën./panorama

ME TE LEXUARAT