Falen 1.95 milionë euro detyrime, ja sa tatimpagues kanë përfituar gjatë muajit gusht

Soft

Falen 1.95 milionë euro detyrime, ja sa tatimpagues kanë

Gjatë muajit gusht, 651 tatimpagues kanë përfituar nga falja automatike e detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 1.95 milionë eurosh.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila thekson se procesi vijon dhe synon t’u japë bizneseve më shumë hapësirë për të vijuar aktivitetin dhe për t’u rritur brenda kuadrit ligjor.

Tatimpaguesit që plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj mund të përfitojnë nga këto lehtësi, nëse përmbushin detyrimet përkatëse brenda dhjetorit 2026.

Administrata Tatimore e konsideron këtë mekanizëm një mundësi për bizneset që përballen me vështirësi financiare, duke synuar njëkohësisht formalizimin dhe vijimin e aktivitetit të tyre.

ME TE LEXUARAT