Holandë: Gjendet skeleti i D’Artagnan-it, luftëtarit legjendar që frymëzoi “Tre musketierët“

HOLANDË– Një kthesë si në romanet e Alexandre Dumas: gjendet skeleti i D’Artagnan-it
Një skenë që duket si e nxjerrë nga një roman i Alexandre Dumas, shkrimtari që i dha famë të përjetshme, ka ndodhur në një kishë të Maastricht-it, në Holandë. Papritmas, një pjesë e dyshemesë së kishës është shembur. Diakoni ka thirrur një ekip punëtorësh për ta riparuar. Gjatë punimeve të restaurimit, një prej krahpunuesve vuri re se diçka ishte poshtë dyshemesë.
Nga gërmimet doli një skelet, pranë të cilit, ende mirë të ruajtura, u gjetën një monedhë dhe një plumb. Pas verifikimit të tyre, prifti menjëherë kontaktoi arkeologun e zonës, i cili për tre dekada kërkonte mbetjet e D’Artagnan-it. “Besoj se e kemi gjetur,” tha ai. Dhe musketieri më i famshëm i Francës, në njëfarë mënyre, u “rigjallërua”.
Kalorësi Charles de Baltz-Castelmore
Kockat e gjetura i përkasin kalorësit Charles de Baltz-Castelmore, fisniku i Gaskonjës në shekullin e 17-të, më i njohur si D’Artagnan, i cili frymëzoi Dumas-in për të bërë heroin e romanit të tij “Tre musketierët”, fillimisht botuar në seri në një gazetë në 1844 dhe më pas bërë një nga librat më të rëndësishëm të letërsisë franceze. Ky roman klasik është përkthyer në të gjitha gjuhët dhe përshtatur në dhjetëra filma, seriale televizive, kartona dhe muzikale.
Ishte e njohur që protagonisti i romanit ishte i bazuar te D’Artagnan real, për të cilin në Francë në 1700 u publikua biografia postume “Memorie të Zotiut D’Artagnan”. Por vendi i varrit të tij ishte humbur gjatë shekujve, pas vdekjes në Rrethimin e Maastricht-it në 1673, gjatë luftës francezo-holandeze.
Kërkimet
Një nga studiuesit më të përkushtuar ishte Wim Dijkman, arkeolog holandez tani në pension, i cili i ka ndjekur mbetjet gjatë gjithë jetës së tij rreth qytetit ku ndodhi beteja e famshme. Kur mori telefonatën e diakonit, ai u nxit në kishën Shën Pjetër dhe Pal.
“Disa detaje treguan se bëhet fjalë për skeletin e musketierit të famshëm,” rrëfeu prifti për një rrjet televiziv lokal. “Ai ishte i varrosur poshtë altarit, në tokë të shenjtë, që tregon se ishte një personazh i rëndësishëm. Në varr kishte një monedhë franceze e kohës së vdekjes së D’Artagnan-it të vërtetë, dhe plumbi që e vrau ishte pranë gjoksit, pikërisht siç përshkruhet në librin e memorieve të vitit 1700.”
Kockat u morën nga kisha dhe u dërguan në një institut arkeologjik afër. Një kampion ADN-je i marrë nga skeleti po analizohet në një laborator të specializuar në Monako, ku do të krahasohet me ADN-në e trashëgimtarëve të babait të D’Artagnan-it për të përcaktuar nëse ka përputhje. “Është një zbulim jashtëzakonisht emocionues, por duam të kemi siguri shkencore,” tha arkeologu.
Dhe tre musketierët
Aventurat e D’Artagnan-it, së bashku me Athos, Porthos dhe Aramis, musketierët që iu bashkuan oborrit të mbretit të Francës, janë në qendër të trilogjisë së Dumas, “Tre musketierët”, “Njëzet vjet më vonë” dhe “Vizconte i Bragelonne”, romane të publikuara fillimisht në seri gazetareske, plot kthesa për të mbajtur lexuesin të angazhuar, më pas botuar si vëllime që patën sukses global dhe vazhdojnë të botohen në të gjitha gjuhët.
Në kinema, D’Artagnan është interpretuar nga aktorë të njohur si Douglas Fairbanks, Michael York, Chris O’Donnell dhe nga Pierfrancesco Favino në filmat dhe serialet italiane të drejtuara nga Giovanni Veronesi në 2018 dhe 2020. Motoja e musketierëve, “Një për të gjithë, të gjithë për një”, është bërë një shprehje e njohur. Edhe personazhet dytësore si Milady dhe Kardinali Richelieu janë pjesë e gjuhës së përditshme. Mes gjeneratës baby-boomer, miliona fëmijë janë veshur si musketierë për Karneval dhe kanë imagjinuar se janë D’Artagnan.
Tani, spadaccini i pakrahasueshëm duket se ka rikthyer për të udhëtuar sërish imagjinatën e të vegjëlve dhe të mëdhenjve me një histori të pavdekshme. Nëse ADN-ja konfirmon autenticitetin e mbetjeve, varri i “musketierit të katërt” mund të kthehet në një vend pelegrinazhi, me Holandën dhe Francën që do të garojnë për të përcaktuar pronësinë historike./Lajmi i Fundit


