“Rikthehen reshjet e shiut, do të vijojnë deri…”/ Paralajmëron IGJEUM: Ja kush janë zonat që rrezikojnë përmbytje

Soft

“Rikthehen reshjet e shiut, do të vijojnë deri…”/

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit këtë fillimjave. Sipas të dhënave, pasditja e së hënës vjen me reshje, që pritet të vijojnë edhe gjatë së martës nëpër qarqet e vendit.

“Rikthehen reshjet e shiut, do të vijojnë deri…”/

Reshjet:

Sot pasdite (e hënë, datë 16) dhe nesër (e martë, datë 17) priten reshje mesatare në qarkun Shkodër dhe të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri, Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të përqëndruara në Veri të vendit.

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 15 °C

në vendet e ulëta: 9 / 17 °C

në vendet malore: 4 / 10 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

ME TE LEXUARAT