Pekini refuzon Trump për dërgimin e anijeve në Hormuz: Lufta dëmton paqen , po goditet tregtia botërore

Bota

Pekini refuzon Trump për dërgimin e anijeve në Hormuz: Lufta

Kina ka refuzuar propozimin e Presidentit amerikan Donald Trump për t'u bashkuar me një koalicion vendesh të gatshme të dërgojnë anije për të mbrojtur cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit, pas kërcënimeve të vazhdueshme të Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, teksa foli pwr gazetarwt për qëndrimin e Pekinit mbi propozimin e SHBA-së, tha se tensionet e fundit në Ngushticën e Hormuzit dhe ujërat përreth, kanë ndikuar në rrjedhën ndërkombëtare të mallrave dhe tregtisë së energjisë, duke ndikuar negativisht në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

"Pekini edhe një herë u bën thirrje palëve të ndalojnë menjëherë operacionet ushtarake, të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së tensionuar dhe të parandalojnë që trazirat rajonale të ndikojnë më tej në ekonominë globale.

Ne po komunikojmë me palët e përfshira për të punuar drejt uljes së përshkallëzimit të situatës", shtoi Lin, në përgjigje të pyetjeve nëse SHBA-të kishin kontaktuar Kinën për këtë çështje, siç raportohet nga Global Times./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT