Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezër me grushte, ndërhyn policia

Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy

Përshkallëzimi i një konflikti mes disa personave është parandaluar nga Policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër me grushta.

Mësohet se të gjithë personat e përfshirë në sherr ishin duke pirë në një lokal në zonën e Yzberishtit dhe ishin nën efektin e alkoolit.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke shoqëruar disa prej tyre.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit./Ballkan 

ME TE LEXUARAT