Makina përfshihet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, shkrumbohet totalisht
Lajmifundit
/
16 Mars 2026, 22:44
Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen për persona të lënduar, por siç shihen nga pamjet flakët kanë shkrumbuar automjetin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave - nëse zjarri është shkaktuar ose jo nga një defekt teknik./Shqiptarja


