“ Atlético refuzon Barçën”,ndërsa Alvarez kërkon largimin.

“Oferta e parë e avancuar nga Barcelona për Julian Alvarez te zyrat e Atletico Madrid ka mbërritur sot: 100 mln euro fikse, pa bonuse apo lojtarë brenda! Kjo ka qenë pikënisja e negociatave.
Drejtori sportiv Deco kohët e fundit zhvilloi bisedime me agjentin e sulmuesit, Fernando Hidalgo, si dhe me ndërmjetësit Andy Bara dhe Juanma López, përpara se Joan Laporta t’i bashkohej takimit.
Hierarkia e Barçës u bind se Álvarez dëshiron transferimin dhe tashmë argjentinasi ka informuar Atlético Madridin për dëshirën e tij për të luajtur në Camp Nou.”
Atlético NUK ka ndërmend të pranojë ofertën fillestare prej 100 milionë eurosh për të shitur Julián Álvarez.
Oferta fillestare e Barcelonës e cila vlen 100 milionë euro, është konsideruar jo e mjaftueshme për të mbyllur marrëveshjen, por hap ‘negociatat zyrtare’ mes klubeve.
Nga kampi i Juliánit kanë qenë të qartë: Álvarez dëshiron të LARGOHET.
Barcelona pritet të rikthehet shpejt në tryezën e negociatave, ndërsa Atlético Madrid nuk është i kënaqur me sjelljen e Barcelonës.”