Asllani "ëngjëll dhe djall" në debutimin me Beshiktash! Asist dhe…karton i kuq brenda pak minutave

Sport

Asllani "ëngjëll dhe djall" në debutimin me Beshiktash!

Vetëm një ditë më parë bëri prezantimin me skuadrën e tij të re, Besiktash dhe menjëherë bëri debutimin me të me Kristjan Asllanin që u shfaq si ‘ëngjëll dhe djall’ njëkohësisht në vetëm 6 minuta aktivizim.

Mesfushori i kombëtares shqiptare në ndeshjen mes Besiktas dhe Konyaspor u aktivizua në minutën e 76 kur rezultati ishte 1-1. Pak sekonda iu deshën Asllanit për të dhënë një asist te Kokcu që shënoi golin që i dha avantazhin 2-1 skuadrës së Besiktasit.

Por vetëm pak minuta më vonë, Asllani u bë sërish protagonist por këtë radhë negativ, pasi 23-vjecari kreu një faull ndaj kundërshtarit teksa po kërkonte të dilte në kundërsulm dhe arbitri pas verifikimit në sistemin VAR e ndëshkoi me karton të kuq. Për fatin e mirë të Asllanit, Besiktas arriti që në inferioritet numerik të ruajë avantazhin e krijuar dhe të mbyllë këtë ndeshje me fitoren 2-1.

ME TE LEXUARAT