Cilat janë katër shtetet që sigurojnë për herë të parë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026

Kupa e Botës 2026 do të sjellë emra të rinj në skenën më të madhe të futbollit botëror. Falë zgjerimit të turneut nga 32 në 48 kombëtare, katër shtete kanë arritur të sigurojnë për herë të parë në histori kualifikimin në një Botëror.


Kepi i Gjelbër (Cape Verde), Curaçao, Jordania dhe Uzbekistani do të debutojnë në Kupën e Botës 2026, duke shënuar një moment historik për futbollin e vendeve të tyre.

Zgjerimi i kompeticionit me 16 vende shtesë ka krijuar më shumë mundësi për kombëtaret në zhvillim, dhe këto katër skuadra kanë përfituar maksimalisht nga formati i ri.

Veçanërisht, Curaçao ka hyrë në histori si shteti më i vogël që ka arritur ndonjëherë të kualifikohet në një Kupë Bote, ndërsa Uzbekistani është bërë vendi i parë nga Azia Qendrore që siguron një vend në turneun më prestigjioz të futbollit.
Botërori 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, duke qenë edicioni i parë me 48 skuadra pjesëmarrëse dhe pritet të sjellë më shumë surpriza se kurrë më parë.