Elhan Kastrati nga Gjermania në Greqi, firmos me skuadrën e re

Sport

Elhan Kastrati nga Gjermania në Greqi, firmos me skuadrën e re

Portieri 29-vjeçar shqiptar  është zyrtarisht lojtari më i ri i Kallitheas

Elhan Kastrati ka nisur një kapitull të ri duke iu bashkuar skuadrës greke pas përfundimit të bashkëpunimit me Eintracht Braunschëeig.

Kastrati ka zgjedhur kështu të vijojë karrierën në Greqi, ku do të jetë pjesë e Superligës së dytë.

Sa i takon akordit, ai ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare. Në nivel ndërkombëtar, Kastrati numëron dy ndeshje me Shqipërinë dhe u ftua për kualifikueset e Kupës së Botës në mars 2026.

ME TE LEXUARAT