Medalje ari dhe argjendi për Shqipërinë, Briken Calja shpallet kampion Europe në shtytje

Sport

Medalje ari dhe argjendi për Shqipërinë, Briken Calja shpallet

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është shpallur kampion i Europës në stilin e shtytjes në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Calja, i cili garoi në kategorinë deri në 79 kilogramë, arriti të ngrejë 187 kilogramë në shtytje, rezultat që i siguroi medaljen e artë dhe vendin e parë në këtë disiplinë.

Përveç suksesit në shtytje, ai fitoi edhe medaljen e argjendtë në dygarësh. Në total, Calja ngriti 340 kilogramë, duke u renditur vetëm 1 kilogram pas rusit Serobian.

Ndërkohë, gara nuk shkoi mirë për Erkand Qerimajn, i cili garoi gjithashtu në të njëjtën kategori. Ai realizoi 152 kilogramë në shkëputje, por dështoi në të tre provat e shtytjes, duke mos arritur të klasifikohet në dygarësh.

ME TE LEXUARAT