"Nuk është vetëm histori!"/ Sulmuesi i kuqezinjve reagon me mesazh prekës pas verdiktit të Gjykatës në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, morën këtë të enjtë një vendim drastik ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i dënuar në total me 81 vjet burg për krime lufte.
Një vendim që ka sjellë reagime të shumta dhe të forta kundër këtij vendimi dhe një i tillë ka ardhur nga sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj.
Sulmuesi i Sivasspor iu drejtua rrjeteve sociale teksa postoi një foto ku shfaqet logoja e UÇK të shoqëruar me frazën: ‘UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori. Është një sakrificë që nuk harrohet, një liri që nuk erdhi falas’.
Futbollisti kuqezi e shoqëroi këtë postim të tij edhe duke kujtuar golin e fitores së kombëtares shqiptare në Serbi në kualifikueset e Botërorit 2026 të zhvilluar në 11 tetorin e vitit të kaluar.


