Pas rrëfimit për certifikatën false, Xhaka largohet nga zhurma: Një moment për të marrë frymë

Një ditë pas rrëfimit që e vendosi në qendër të vëmendjes, Granit Xhaka ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale.
Futbollisti shqiptar ka zgjedhur një fotografi buzë detit, duke shfaqur një moment qetësie larg fushës dhe zhurmës mediatike. Krahas fotos, Xhaka ka shkruar vetëm disa fjalë: “Një moment për të marrë frymë.”
Postimi vjen pasi Xhaka pranoi publikisht se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19. Futbollisti e pranoi veprimin dhe e cilësoi atë si një gabim, ndërsa çështja ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat zvicerane.
Pa iu referuar drejtpërdrejt kësaj çështjeje, Xhaka këtë herë ka zgjedhur një mesazh të shkurtër, teksa shfaqet pranë detit duke shijuar një moment qetësie.
“Një moment për të marrë frymë”, shkruan ai në Instagram.


