Problemi i papritur për mesfushorin e PSG në Boston. Ligji amerikan e ndalon të hyjë në barin e hotelit

Sport

 

Problemi i papritur për mesfushorin e PSG në Boston. Ligji amerikan e

Kombëtarja e Francës po qëndron në një nga hotelet më luksoze të Bostonit gjatë qëndrimit të saj në SHBA, por jo të gjithë lojtarët do të mund të shijojnë të njëjtat ambiente.

Mesfushori i talentuar i PSG-së, Warren Zaïre-Emery, është përballur me një pengesë të pazakontë për shkak të legjislacionit në shtetin e Massachusetts. Sipas raportimeve të RMC Sport, 20-vjeçari nuk do të lejohet të hyjë në zonën e barit të hotelit ku janë akomoduar “Les Bleus”.

Francezët po qëndrojnë në Four Seasons Hotel Boston, i njohur për ambientet e tij ekskluzive dhe zonën e frekuentuar të barit. Megjithatë, ligji i Massachusetts parashikon që personat nën moshën 21-vjeçare nuk mund të hyjnë në ambiente që funksionojnë si bare dhe nuk shërbejnë ushqim, edhe nëse shoqërohen nga të rritur dhe nuk konsumojnë alkool.

Zaïre-Emery mbushi 20 vjeç në muajin mars dhe për këtë arsye mbetet i vetmi lojtar i përfaqësueses franceze që nuk mund t’u bashkohet shokëve të skuadrës në atë pjesë të hotelit gjatë kohës së lirë.

Një situatë e pazakontë për talentin e Paris Saint-Germain, i cili në fushë konsiderohet mjaftueshëm i pjekur për të luajtur në nivelet më të larta të futbollit evropian, por që në SHBA ende nuk ka moshën e nevojshme për të hyrë në një bar.

ME TE LEXUARAT