Pse Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi humbën miliona ndjekës në Instagram brenda natës?

Sport

Pse Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi humbën miliona ndjekës në

Dy nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, kanë humbur papritur miliona ndjekës në Instagram brenda vetëm pak orësh.

Rënia e ndjeshme e numrit të followers nuk lidhet me polemika apo reagime negative nga fansat, por me një operacion të gjerë të ndërmarrë nga Instagram për fshirjen e llogarive false, profileve joaktive dhe “bot”-eve në platformë.

Sipas mediave të huaja, Ronaldo humbi mbi 8 milionë ndjekës, duke zbritur nga 674 milionë në 666 milionë followers.

Ndërkohë, edhe Messi pësoi një rënie të konsiderueshme, duke humbur më shumë se 5 milionë ndjekës, pasi llogaria e tij ra nga 512 milionë në 507 milionë followers.

Pavarësisht këtij spastrimi masiv, të dy legjendat e futbollit vijojnë të mbeten mes personave më të ndjekur në botë në Instagram.

Platformat sociale ndërmarrin herë pas here aksione për eliminimin e profileve të dyshimta dhe të automatizuara, por përmasat e këtij operacioni të fundit kanë surprizuar shumë përdorues.

Pse Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi humbën miliona ndjekës në

 

 

ME TE LEXUARAT