SHBA nuk ngopet me kaq/ Synon organizimin e Botërorit 2038, përgatit ofertë miliardëshe për FIFA-n

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë për të kandiduar për organizimin e Kupës së Botës 2038, pas suksesit në organizimin e Botërorit 2026, i cili po zhvillohet me stadiume të mbushura në të gjithë vendin.
Lajmi është konfirmuar nga Andrew Giuliani, drejtor ekzekutiv i grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës.
“Nuk ka vend më të përshtatshëm se Shtetet e Bashkuara për të organizuar një Kupë Bote dhe mendoj se kjo po reflektohet edhe në reagimet që shohim në rrjetet sociale”, deklaroi Giuliani për BBC.
The United States could consider making a bid to host the men's 2038 World Cup, says the executive director of the White House's World Cup task force ????
— Match of the Day (@BBCMOTD) June 26, 2026
The 2038 World Cup is the next one for which a bidding process will take place. pic.twitter.com/o9srgyZ55Q
Sipas raportimeve, SHBA po përgatit një ofertë që mund të arrijë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve për të bindur FIFA-n t’i besojë organizimin e Botërorit 2038.
Edicioni i vitit 2038 pritet të zhvillohet me 64 kombëtare pjesëmarrëse, një zgjerim i mëtejshëm nga formati aktual me 48 ekipe.
Nëse kandidatura amerikane zyrtarizohet dhe miratohet nga FIFA, SHBA do të organizonte për herë të dytë radhazi Kupën e Botës, pas turneut të vitit 2026.


