VIDEO/ Fjalimi që po bën xhiron e rrjetit, ja si e motivoi Montela Turqinë në finalen ndaj Kosovës

Sport

VIDEO/ Fjalimi që po bën xhiron e rrjetit, ja si e motivoi Montela

Vinçenco Montela, është kthyer në hero dhe në ditën pasuese është bërë edhe viral falë një videoje, ku shihet, së bashku me përkthyesin, duke mbajtur një fjalim motivues shumë të fortë.

Pak fjali, por goditëse që tregojnë sa i madh ka qenë ndikimi i tij te përfaqësuesja turke.

Në videon rreth pesëmbëdhjetë sekonda Montela shihet në dhomat e zhveshjes duke karikuar lojtarët e tij.


Një fjalim i shkurtër, por efektiv. Prek telat e duhur duke përdorur pak fjalë, në italisht: “Të luash mirë çdo tre ditë është diçka që i përket një niveli tjetër. Ne jemi gati për të luajtur në një nivel tjetër, të dalim në fushë dhe t’i mundim, të kthehemi në shtëpi si fitues”.

ME TE LEXUARAT