Video/ Pamje mbresëlënëse, shihni festën e çmendur në Sarajevë pas kualifikimit historik të Bosnjës kundër Italisë
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 10:27
Sport

Bosnja & Hercegovina shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë në një Kampionat Botëror, kjo pas triumfit me penallti kundër Italisë në Zenicë.
Ndërsa Roma qan mospjesëmarrjen e tretë radhazi në një Botëror, në Sarajevë nuk ka munguar festa.
Mijëra qytetar u mblodhën në shesh me flamuj duke kënduar e kërcyer, në një festë të çmendur që mori vëmendjen e mediave të huaja.
Bosnja do të jetë në Grupin B të Botërorit, së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.
????SARAJEVO! #FIFAWorldCup pic.twitter.com/WYvepTgZOq
— Bosnian Football (@BosniaNTBall) March 31, 2026


