Po vijnë ditët më të ftohta të viteve të fundit...!
Duke nisur nga kjo e martë, temperaturat ne Shqiperi do të jenë të ulëta, ku ajo minimalja do të arrijë në Shqipërinë e Mesme në -3 deri në -7 gradë celsius, ndërsa në zonat malore situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në -13 apo -14 gradë celsius ne zonen e Tropojes dhe ne Korce.
Duket se dita e merkure dhe e enjtja do te jene ato me te ftohtat pasi temperaturat do te kene renien me te madhe negative deri ne -15 grade ne zonat ekstreme te Shqiperise ne veri dhe juglindje.
Vlera te tilla temperaturash negative prej vitesh nuk jane regjistruar ne Shqiperi gjate stines se dimrit.
Veriu dhe zonat bregdetare janë përgatitur për këtë situatë moti të acartë, tashmë të përsëritur vit pas viti, Shtabi i Emergjencave është ngritur në Lushnje, për ti paraprirë çdo situatë që mund të krijohet nga reshjet, mes tyre mungesa e energjisë elektrike apo përmbytja e tokave bujqësore.
Prefekti, Ilir Dervishi, ka kërkuar gjendje gadishmërie nga drejtuesit e Drejtorive të veçanta, për ti bërë ballë situatës ekstreme të motit.
Edhe krerët e mirëmbajtjes së rrugëve rurale, i OSHEE-së dhe Bordit të Kullimit kanë rapotuar mbi situatën aktuale dhe masat e marra në rast të përkeqësimit të motit.
Moti i ftohtë, me temperatura ekstreme kryesisht për Shqipërinë e Mesme, shoqëruar me shi të rrëmbyer dhe erëra të forta, pritet të zgjasë deri në fundjavë, ku vetëm të shtunën temperaturat pritet të rriten disi, ndërsa java e ardhshme do të rikthejë sërish akullin dhe acarin.