Ishte nisur nga Teksasi, raketa Starship e ‘SpaceX’ përfshihet nga flakët pas uljes në Oqeanin Indian (VIDEO)

Teknologji

Ishte nisur nga Teksasi, raketa Starship e ‘SpaceX’ përfshihet

Raketa “Starship” e kompanisë ‘SpaceX’ të Elon Musk, e nisur nga Teksasi në SHBA arriti në destinacionin e saj final, në Oqeanin Indian, pavarësisht problemeve të raportuara me motorët gjatë fluturimit.

Sipas pamjeve të publikuara, mjeti hapësinor nisi të përfshihej nga flakët ndërsa ishte ende në lëvizje, pak para kontaktit me sipërfaqen e ujit. Gjatë uljes në oqean, Starship u përfshi plotësisht nga flakët.

Ndërkohë më herët, në Teksas ishte mbledhur një numër i madh njerëzish për të ndjekur nga afër nisjen e raketës së ‘SpaceX’.

Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje në momentin e ngritjes së Starship. Kujtojmë se kompania hapësinore e Elon Musk po përpiqet të ndërtojë një raketë gjigande, për një mision në planetin Mars.

ME TE LEXUARAT