“Klima nuk na favorizon”/ Arushët e Vis Martinajt? Gazetari ’: Luan mbante edhe njëri në Fier…

Pasuritë miliona euro të ish-drejtuesve të Cosa Nostras, Salvatore Riina, i njohur ndryshe si “Toto Riina” dhe pasuesit të tij në organizatë, Bernardo Provenzano, janë kthyer në kooperativa bujqësore, qendra rinore apo shkolla dhe projekte sociale.
Disa prej këtyre vilave janë kthyer edhe si qendra rezidenciale për gratë e dhunuara.
Po ashtu rezidenca luksoze e Pablo Escobar në Kolumbi, “Hacienda Napoles”, duke qenë se ish-bossi i drogës kishte simpati për kafshët e egra, ai kishte transportuar ilegalisht në rezidencë hipopotamë, gjirafa apo elefantë, shteti vendosi që këtë ndërtesë ta kthejë në kopsht zoologjik.
Ndërkohë, i pyetur nga autorja dhe moderatorja Grida Duma nëse edhe në vendin tonë eksponentët e krimit mbajnë kafshë të egra, gazetari Elton Qyno, i ftuar në ‘Top Story’, ka përmendur emrin e njohur, Ervis Martinaj.
“Veç luanëve dhe arushëve të Vis Martinajt, nuk janë shfaqur në media që eksponentë të grupeve kriminale të mbajnë gjirafa dhe hipopotamë. Nuk na favorizon klima, ato të mbajnë ndonjë kunadhe, ujk, ato i mban kushdo. Luan mbante dhe njëri aty në Fier, nuk është shumë e thënë”, u shpreh Qyno.


