Atentat tek Ura e Milotit, qëllohet me armë drejt automjetit

Nje atentat ka ndodhur mbremjen e sotme tek Ura e Milotit.
Lajmi eshte bere me dije nga policia lokale.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.


