SHBA ngre alarmin në Lindjen e Mesme: Qytetarëve amerikanë u kërkohet kujdes, priten sulme ndaj Iranit

Bota

SHBA ngre alarmin në Lindjen e Mesme: Qytetarëve amerikanë u

SHBA ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme duke bërë thirrje për të treguar kujdes dhe vigjilencë të shtuar, ndërkohë që tensionet në rajon janë më të larta se kurrë.

Thirrjet vijnë në një kohë kur SHBA-të po planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit që këtë fundjavë, bënë me dije dy burime për CNN.

Sakaq, Irani ka lëshuar një tjetër paralajmërim për shtetet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, ku Gjeneralmajor Ali Abdollahi kërcënoi se kombet që bashkëpunojnë me SHBA-në “do të digjen në zjarrin e luftës”.

Sulmet izraelite në Gaza lanë një krater të madh në një spital gjatë natës, thanë autoritetet lokale, disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se Hamasi dhe Izraeli kishin rënë dakord të avanconin një plan armëpushimi.

Forcat e armatosura të Kuvajtit kanë interceptuar dronë në hapësirën ajrore të tyre, tha ministria e Mbrojtjes e vendit.

Një anije cisternë u godit nga një predhë pranë hyrjes së Ngushticës së Hormuzit në brigjet e Omanit, njoftoi Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

ME TE LEXUARAT