A do të kemi freskim të motit? Si pritet të jenë temperaturat sot, 5 shtator 2026

Aktualitet

A do të kemi freskim të motit? Si pritet të jenë
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së shtunë nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të larta për këtë periudhë.

Vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 37°C, veçanërisht në qytete si Shkodra, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 8 m/s, ndërsa në det do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.

 

ME TE LEXUARAT