Sërish aksident fatal në Durrës, adoleshenti përplas 28-vjeçarin me motor, i riu ndërron jetë në vend

Pak ditë pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën dy fëmijë, një tjetër aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e së martës në Durrës, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla. Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi 28 vjeç.
Për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.
Policia bëri me dije se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin 19 vjeç. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të përplasjes që i mori jetën 28-vjeçarit.


