“S’dalim dot as në oborr!”, Hakmarrja mes dy fiseve në Lezhë: Si u ekzekutua me 25 plumba Entjan Nikulaj

Edhe pse familjarët e Ardit Hoxha kanë trokitur në dyert e institucioneve për më shumë se një vit, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 32-vjeçarit, ngjarja vijon të mbetet pa autorë. Ata pretendojnë se kanë dërguar kërkesa të vazhdueshme drejt Prokurorisë së Tiranës, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, por sipas tyre askush nuk ka mundur të zbardhë atentatin që i mori jetën të afërmit të tyre. Ndërkohë kontrolle të shumta janë ushtruar edhe në banesat e personave të dyshuar, por pa çuar në prova konkrete.
Por ajo që e bën edhe më dramatike këtë histori është fakti se familja e viktimës thotë se jeton çdo ditë nën frikë. Sipas tyre, përplasja mes dy familjeve ka detyruar disa prej anëtarëve të largohen jashtë vendit, ndërsa të tjerë jetojnë të izoluar.
Babai i viktimës rrëfen se pas humbjes së djalit, familja e tij nuk ka më qetësi.
“Fëmijët tanë nuk dalin më vetëm. Jetojmë me frikën se çdo telefonatë mund të sjellë një lajm të keq. Nuk kemi pasur kurrë lidhje me krimin, kemi punuar gjithë jetën ndershëm”, shprehet ai.
Por pa kaluar ende shumë kohë nga kjo ngjarje, një tjetër atentat i rëndë do të trondiste qytetin. Këtë herë objektiv do të ishte Erjon Dema, një emër i njohur për policinë për shkak të konflikteve të mëparshme.
34-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 14 janarit, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij në periferi të qytetit. Autorët, që dyshohet se lëviznin me një automjet luksoz, i zunë pritë dhe hapën zjarr në drejtim të tij.
I riu mbeti fillimisht i plagosur rëndë, por humbi jetën gjatë rrugës për në spital.
Hetuesit zbuluan më pas se autorët kishin përdorur automjete me targa të vjedhura dhe kishin ndjekur lëvizjet e viktimës për disa orë.
Por kush qëndron pas kësaj serie atentatesh?
A është kjo vijim i një hakmarrjeje të përgjakshme?
Dhe çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë që mund të zbardhin ngjarjen?
Por pa u mbushur ende 6 muaj nga ekzekutimi i Nikolin Markut, një tjetër vrasje, këtë herë në krahun e Nikulajve, duket se riktheu në kujtesë hijet e fantazmës së përplasjes së dhunshme midis fisit Nikulaj-Lekstaj. Këtë herë viktima do të ishte Entjan Nikulaj. Djali i xhaxhait të biznesmenit të vrarë, Ardian Nikulaj. Entjan Nikulaj, i cili u qëllua për vdekje, mbrëmjen e datës 2 Dhjetor 2023, në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa ishte në drejtimin e automjetit të tij, tip ‘Fuoristradë’. 40-vjeçari i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por që më pas humbi jetën gjatë transportit për në spital.
Policia e Lezhës
Mbrëmjen e datës 2 Dhjetor 2023, Drejtoria e Policisë Lezhë, ka marrë njoftim se në vendin e quajtur ‘Ura e Trenit’ në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në orën 21.30 të kësaj mbrëmje, është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Entian Nikulaj, me banim në Shëngjin, i moshës 40 vjeç. I cili është qëlluar me armë zjarri në rrethana të paqarta brenda automjetit që drejtonte. Shtetas i cili më pas është transportuar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Lezhës, ku edhe ka humbur jetën.
Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, ashtu si edhe në krimet e tjera të ngjashme, autorët zgjodhën të largohen nga vendngjarja, me anë të një automjeti. Automjet tip BMW, ngjyrë gri, me targa AB 138 HT.
Targa që rezultuan të vjedhura dhe ishin raportuar si të tilla më 29 nëntor në Tiranë, në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Ekzekutim që u pasua me kontrolle të shumta në banesat e personave të dyshuar.
Por edhe këtë herë policia nuk mundi të gjejë asgjë të dyshimtë që lidhej me vrasje. Vrasës që në fakt e kishin ndjekur gjahun e tyre këmba-këmbës. Ashtu siç në fakt u konfirmua edhe nga krehja e kamerave të sigurisë, të cilat dhanë një panoramë më të qartë të asaj se çfarë kishte ndodhur. Ku edhe këtë herë pista kryesore e vrasjes ishte hakmarrja midis dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.
Por çfarë dëshmuan kamerat e sigurisë në lidhje me vrasjen e Entjan Nikulaj? Dhe pse viktima, i njohur edhe me emrin Enio, ishte një nga personat e dyshuar për eleminimin e Nikolin Markut-Lekstakaj, më 19 Korrik të po këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës? Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, Entjan Nikulaj, mbrëmjen ku humbi jetën, sapo kishte dalë nga një lokal në superstradë, ku kishte kaluar edhe orët e tij të fundit.
Me të dalë nga lokali, ai mësohet se kishte hipur në makinën e tij tip ‘Fuoristradë’ dhe ishte nisur në drejtim të Lezhës. Por pikërisht në hyrje të qytetit ai bie pre e plumbave të shumtë, të cilët fillimisht vijnë pas shpinës së tij dhe të makinës. Autorët të cilët më pas, pasi makina e viktimës ul shpejtësinë, i dalin automjetit të tij në krah dhe e qëllojnë edhe njëherë me batare plumbash.
Dosja Hetimore
Gjatë kqyrjes së pamjeve filmike të marra nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se automjeti me të cilin udhëtonte viktima është ndjekur menjëherë sapo 40-vjeçari Entjan Nikulaj ka dalë nga një lokal që gjendet në superstradë dhe në hyrje të Lezhës ai është qëlluar nga pas nga autorët. Të cilët pasi automjeti i viktimës ka ndaluar, ndaj tij është qëlluar edhe në pjesën anësore. Plumbat që e kanë kapur atë në shpinë dhe pjesën anësore, gjë që i ka shkaktuar atij plagë të rënda qe i morën jetën.
Sipas ekipit forenzik në vendin e ngjarjes, Entjan Nikulaj, u qëllua me të paktën 25 plumba. Ndërkohë që me të kryer krimin, makina me autorët mori rrugën e kthimit drejt Rinasit. Aty ku edhe automjeti u gjet i djegur bashkë me dy armët që u përdorën në krim. Në lidhje me këtë vrasje, policia e Lezhës mori në pyetje 10 persona si dhe ushtroi kontrolle në banesat e personave të dyshuar.
Por më pas i la të lirë të gjithë të dyshuarit. Ndërkohë që edhe në këtë rast pista kryesore mbeti gjakmarrja si dhe konfliktet e vetë viktimës.
Ndërsa dyshimet mbetën se viktima ishte tradhtuar në momentet e fundit që po qëndronte në lokal, ose ishte ndjekur në mënyrë të tillë, sa autorët njihnin tashmë çdo lëvizje të tij.
Dosja Hetimore
Gjatë krehjes së zonës, policia ushtroi kontroll edhe në kamerat e sigurisë të lokalit ku kishte qëndruar për herë të fundit viktima Entjan Nikulaj.
Kjo me qëllim për të parë nëse kishte informatorë në lidhje me lëvizjet e tij. Po kështu u morën në verifikim edhe kamera të tjera që mund të hidhnin dritë mbi lëvizjet e autorëve që dyshohet se ishin 3. Të cilët menjëherë pasi kanë qëlluar mbi mbi makinën me të cilën udhëtonte 40 vjeçari, e kanë kthyer automjetin tyre për t’u drejtuar drejt Rinasit, ku dhe e kanë djegur së bashku me armët e krimit pranë Urës së Tupit.
Por si nisi përplasja midis fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në mesin e viteve ’90. Përplasje e cila 30 viteve më vonë, kulmoi me ekzekutime dhe viktima të reja. Bazuar në një kronologji faktesh, e gjithë kjo sagë e përbindshme midis dy fiseve, thuhet se nisi me një sherr banal midis dy 15 vjeçarëve.
Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997, në një pikë karburanti në qytetin e Lezhës, ku viktimë mbeti edhe një djalë nga fisi Nikulaj. Që ishte Pëllumb Nikulaj, vëllai i biznesmenit të mëvonshëm Ardian Nikukaj, edhe ky sot i ekzekutuar.
Por fill pas kësaj ngjarje një tjetër më e kobshme do të prekte këtë herë familjen Lekstakaj.
Ku në të njëjtin vit u vranë për një tokë në fshatin Balldre të Lezhës, Gëzim Stakaj dhe Laurent Gjetja, djalit i poetit të njohur lezhjan, Ndoc Gjetja, që ishte nip në familjen Stakaj.
Ku sipas tyre i dyshuari kryesor lidhur mbi krimin ishte Nikoll Nikulaj, i cili me të kryer 3 muaj burg, u la lirë pasi u tha se krimin e kishte bërë për vetëmbrojtje, edhe pse ishte në tokën e viktimave.
Por këta nuk do të ishin viktimat e vetme në fisin Lekstakaj. Pasi vetëm disa muaj më pas, në vitin 1998, viktima e radhës do të ishte Gjovalin Lekstakaj. I cili thuhet se u qëllua nga kushëriri i tij Pjetër Lekstakaj, i cili edhe vetë u plagos, pavarësisht se u akuzua si atentator dhe u dënua me 12 vite burgim.
Fill pas këtyre vrasjeve duket sikur mëritë midis dy fiseve u shuan. Familja Lekstakaj vendos të largohet drejt Britanisë së Madhe, ndërsa Nikulajt qëndrojnë në Shqipëri në qytetin e Lezhës.
Aty ku ndërtojnë bizneset e tyre, pa e ditur se në vitin 2023, plumbat do të rihapin dhe njëherë plagët e vjetra.
Duke shënuar deri më tani 3 viktima të reja. Ashtu siç ndodhi në ekzekutimin e biznesmenit 51 vjeçar, Ardian Nikulaj, që u qëllua në lokalin e tij në Shëngjin. Ku grupi hetues ka dyshimet e veta se organizator dhe porositës është Edmond Haxhia, nip në familjen Lekstakaj.
I cili thuhet se angazhoi disa turistë të ashtëquajtur britanikë që zbritën në Shëngjin në hotelin e Ardian Nikulaj, për ta mbajtur fillimisht në vëzhgim. Dhe më pas në lojë u fut një vrasës me pagesë, i cili kishte disa muaj që qëndronte në fshatin Karriq në Lezhë. Në pritje të rastit për të qëlluar ndaj biznesmenit. Atë që edhe bëri më datë 19 Prill 2023, ku i maskuar si një motorist delivery, hyri dhe qëlloi për vdekje ndaj Ardian Nikulajt.
Ky vrasës me pagesë që siç thamë do të ishte Ruben Saraiva. Një 31 vjeçar i rritur në Londër. I cili thuhet se e mori përsipër vrasjen e Nilulajt, pas refuzimit që kriminelë shqiptarë i kishin bërë ofertës prej 500 mijë euro për ta eleminuar? Saraiva një profil shumë interesant vrasësi. Babai i të cilit Clinton Saraiva kishte mbërritur fillimisht në Portugali nga Johanesburgu u Afrikës së Jugut për të luajtur futboll me të rinjtë U-19 të ekipin portugez ‘Academica Coimbra’.
Aty ku në moshën 20 vjeçare kishte takuar edhe Milun, me origjinë nga Angola, që punonte si banakiere në një lokal. Lidhje nga e cila në vitin 1995 erdhi në jetë Ruben Saraiva.
Jeta e familjes Saraiva e cila më pas u zhvendos në Londër, aty ku thuhet se në vitin 2004 ata blenë në zonën e South Reading, një apartament në vlerën e 150 000 stërlina. Jetesë e cila duket se u përball me vështirësitë e veta.
Pasi në moshën 17 vjeçare, prindërit e Ruben Saraiva vendosin të divorcohen me njëri-tjetrin. Këtu ku nisin edhe problemet e para me ligjin të Ruben. I cili në vitin 2013, fillimisht dënohet nga një gjykatë në Londër, me 9 muaj shërbim prove, pasi pranoi akuzat se kishte për qëllim të shiste 32 doza heroinë, që iu gjetën me vete.
Por edhe pse u përpoq t’i rikthehet jetës normale, duke se Ruben Saraiva ishte ndërtuar për të qenë problematik me ligjin. Fillimisht pas dënimit të parë ai nisi të jetonte me gjyshen e tij dhe të punonte në magazinën e shpërndarjes së supermarketeve ‘Tesko’.
Në vitet në vazhdim bashkë me babain e tij ai punoi si asistent- trainer në Londër, duke u mësuar fëmijëve futbollin. Por gjithmonë pa hequr dorë nga problemet me drejtësinë.
Duke u dënuar disa vite për rrahje dhe përdorim thike. Dënime të cilat çuan edhe në dëbimin e tij nga Anglia në Portugali.
Ruben Saraiva që në rrethana të panjohura rikthehet në Britaninë e Madhe, aty ku njihet me Edmond Haxhian, që thuhet se është porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulaj. I cili më 14 shkurt e priti në Rinas, deri ditën kur Saraiva qëlloi mbi biznesmenin në lokalin e tij, në Shëngjin, më 19 prill 2023.


