Kanye West në Tiranë, ministri Gonxhja: Do të gjenerojë mbi 120 milionë euro për ekonominë shqiptare

Reperi amerikan Kanye West do të performojë në Tiranë më 11 korrik 2026, në një koncert që pritet të jetë një nga eventet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.
Për këtë performancë do të ndërtohet një stadium i përkohshëm me kapacitet prej 60 mijë spektatorësh, i vendosur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës Highway, rreth dy kilometra nga qendra e qytetit.
Në një lidhje live për emisionin Top Talk, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se koncerti përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Sipas tij, eventi pritet të tërheqë rreth 100 mijë vizitorë, përfshirë shqiptarë nga diaspora dhe turistë të huaj, ndërsa parashikohet të gjenerojë rreth 120 milionë euro për ekonominë shqiptare.
Gonxhja theksoi se shteti nuk do të mbulojë kostot për organizimin e koncertit apo ndërtimin e stadiumit, ndërsa institucionet do të angazhohen për menaxhimin e sigurisë, transportit, trafikut dhe shërbimeve të tjera për mbarëvajtjen e eventit.


