“Kur do e shohim të fejuarën e Besit?”/ Ana Kallaku për partneren e re të vëllait: Paskam pritur 33 vite... (FOTO)

Showbiz

“Kur do e shohim të fejuarën e Besit?”/ Ana Kallaku

Ana Kallaku ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Pyetjet kanë qenë të ndryshme, në lidhje me familjen, punën dhe projektet e saj të reja.

Por jo vetëm kaq, pasi fansat e kanë pyetur edhe në lidhje me partneren e re të vëllait të saj, Bes Kallakut. E përgjigjet e Anës kanë marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Në këtë bisedë virtuale, Ana ka ndarë detaje për raportin e saj me Ejonën, duke treguar një afrimitet të veçantë dhe mbështetje të plotë për lidhjen e tyre.

Ajo madje ka publikuar edhe një foto ku shfaqet e përqafuar me të, ndonëse duke ia fshehur portretin.

“Kur do e shohim të fejuarën e Besit? Ai meriton çdo mirësi në botë”, i shkruan një ndjekës dhe Ana i përgjigjet:

“Kur do e shohim të fejuarën e Besit?”/ Ana Kallaku

“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar”.

Ndjekësit e kanë pyetur moderatoren për marrëdhënien me kunatën e re, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë mjaft emocionale dhe e drejtpërdrejtë.

“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën ????Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të ????????,” – ka shkruar Ana, duke theksuar se e mirëpret plotësisht në familje partneren e re të vëllait të saj.

ME TE LEXUARAT