Pas rreth 6 orësh, biznesmeni Endri Meksi del nga SPAK: U pyeta për deklaratat publike dhe ...

Aktualitet

Pas rreth 6 orësh, biznesmeni Endri Meksi del nga SPAK: U pyeta për

Biznesmeni Endri Meksi ka lënë ambientet e SPAK pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në godinë.

Pas daljes, Meksi foli shkurt për mediat, duke bërë të ditur se është marrë në pyetje në lidhje me deklaratat e tij të fundit publike.

Ai ka denoncuar më herët se ka marrë kërcënime me jetë dhe ka ngritur shqetësimin se siguria e tij është në rrezik.

Po ashtu, biznesmeni bëri të ditur se për këtë rast ka kryer edhe një kallëzim pranë Policia e Shtetit.

Rrethanat e plota të çështjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje nga hetimet.

ME TE LEXUARAT