Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
11 Maj 2026, 16:42
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar në Vlorë, ku një automjet është përplasur me një motor që ishte në lëvizje.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.
I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


