Zhaku tregon pse ka zgjedhur të mos e thërrasin Inida, në emrin e saj të vërtetë

Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta personale gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë të fermës, ajo u pyet nga Indriti për emrin e saj të vërtetë.
Kjo pyetje i dha mundësinë Zhakut të tregojë historinë që fshihet pas pseudonimit të saj të njohur.
Ajo zbuloi se emri i saj i vërtetë është Inida, por vendosi të përdorte emrin artistik “Zhaku” për të ndërtuar karrierën e saj në mënyrë të pavarur.
Sipas saj, duke ardhur nga një familje me traditë artistike, nuk donte të identifikohej me emrin apo famën e prindërve të saj.
“Unë e kam Inida. Zhaku e kam emrin e artit se s’doja të identifikohesha me ata të shtëpisë kur fillova. Aktore mami, regjisor babi,” u shpreh ajo.


