Vrasja e biznesmenit në Sarandë për pronën/ Lihet në burg 31-vjeçari, Viktor Ruçi në arrest shtëpie

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Sarandë për pronën/ Lihet në

Janë zhvilluar mesditën e sotme seancat për caktimin e masës së sigurisë ndaj Kostandin Voglit, 31 vjeç, dhe Tori Ruci alias Viktor Rucit, 50 vjeç.

Sipas hetimeve, konflikti për pronësinë e një beach-bari në bregdetin e Himarës degjeneroi në dhunë me sende të forta dhe më pas në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë, Sarandë.

I pari që u paraqit para gjykatës ishte Tori Ruci, i ndaluar nga policia të shtunën, pasi ndaj tij ishte vendosur masa “arrest në shtëpi” për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Gjatë seancës për verifikimin e kushteve të masës, gjyqtari Mikel Hysometaj vendosi vijimin e masës “arrest në shtëpi”, duke e detyruar të dyshuarin të qëndrojë në banesën e tij në Gjashtë, Sarandë.

Sipas autoriteteve, Ruci rezulton i dënuar më parë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Më pas, prokurorja Armida Kaçi dhe gjyqtari u zhvendosën në spitalin Spitali Petro Nako, ku ndodhet i shtruar nën masa sigurie Kostandin Vogli, i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Prokuroria ngriti ndaj tij akuzat për moskallëzim krimi, shkatërrim prone në bashkëpunim dhe kanosje në bashkëpunim.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi ndaj 31-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg”.

Megjithatë, gjykata mbajti një qëndrim ndryshe nga prokuroria lidhur me cilësimin juridik të ngjarjes, duke vlerësuar se deri në këtë fazë faktet mund të klasifikohen si “vrasje me dashje” në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si edhe akuzat e tjera të ngritura.

ME TE LEXUARAT