Kush i bënte shpenzimet në familje? Avokati i Metës: I bënte Monika, ishte ministre e brendshme

Aktualitet

Kush i bënte shpenzimet në familje? Avokati i Metës: I bënte

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, ku çështja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të vijojë me gjykim të zakonshëm, avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani, komentoi deklaratën e Metës për shpenzimet familjare.

Cakrani tha se përgjegjësinë për shpenzimet e ka marrë vetë Monika Kryemadhi dhe shtoi se ajo ka qenë personi që menaxhonte çështjet familjare.

Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministër i Brendshëm në familje padyshim është gruaja”, u shpreh avokati.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi reagoi duke thënë se ajo ka qenë personi që është kujdesur për funksionimin e familjes.

“Unë kam qenë klasa punëtore që zbatoja mbarëvajtjen e shtëpisë”, deklaroi ajo.

Kryemadhi shtoi se nuk ka pasur shpenzime të tepërta, duke sqaruar se bëhet fjalë për ndërhyrje shëndetësore për të, vajzën e saj dhe Ilir Meta, të cilat sipas saj janë të gjitha të deklaruara.

Ajo tha gjithashtu se Meta, për shkak të angazhimeve politike, nuk është marrë me çështjet e përditshme të familjes dhe nuk ka pasur lidhje me shpenzimet apo marrëdhëniet e saj financiare me kushëririn e saj, Adrian Sharku.

ME TE LEXUARAT