Drogë poshtë kotecit të pulave në Maliq! I arrestuari Klisman Leka, i dënuar më parë për vrasje

Aktualitet

Drogë poshtë kotecit të pulave në Maliq! I arrestuari

Klisman Leka, i arrestuar nga policia e Korçës për kultivim të lëndëve narkotike në një ambient të përshtatur në zonën e Maliqit, rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

Sipas Policisë, ai ka qenë i dënuar më herët për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

Hetimet zbuluan se Leka, në bashkëpunim me një tjetër person tashmë të shpallur në kërkim, kishin ndërtuar një ambient të fshehtë për kultivimin e drogës, i kamufluar si kotec pulash me një hapësirë nëntokësore.

Pas informacioneve operative dhe hetimeve të vazhdueshme, policia ndërhyri në ambientin e fshehtë, ku zbuloi një strukturë të ndërtuar nën tokë me hyrje përmes kotecit.

Brenda u gjetën rreth 5.4 kilogramë lëndë narkotike të gatshme për shitje, si edhe një sasi tjetër në proces përpunimi.

Pas operacionit, Klisman Leka u vu në pranga, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

ME TE LEXUARAT