Trump: Kam planin më të mirë për t’i dhënë fund luftës me Iranin

Bota

Trump: Kam planin më të mirë për t’i dhënë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se ka “planin më të mirë ndonjëherë” për t’i dhënë fund luftës me Iran, ndërsa e cilësoi sërish kundërpropozimin e Teheranit si “plotësisht të papranueshëm”.

Duke folur para gazetarëve në Zyra Ovale, Trump tha se objektivi i tij është i qartë: të ndalojë Iranin të sigurojë armë bërthamore.

“Kam një plan shumë të thjeshtë. Iran nuk mund të ketë armë bërthamore. Nuk do ta lejojmë këtë, ky është plani”, deklaroi ai.

Trump vlerësoi gjithashtu bllokadën si pjesë të asaj që e quajti “gjenialitet ushtarak”, ndërsa kritikoi ashpër ofertën më të fundit të Teheranit.

Ai e quajti propozimin iranian “idiot” dhe theksoi se çdo marrëveshje mes dy vendeve do të kërkojë që Iran të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

“Në luftë duhet të jesh fleksibël. Duhet të kesh plane të ndryshme për ditë të ndryshme. Por plani im është i qartë: ata nuk mund të kenë armë bërthamore”, u shpreh presidenti amerikan.

 

 

ME TE LEXUARAT