Kompensimi nga DIVA, Tatimet publikojnë udhëzimin për deklarimin e llogarisë bankare

Aktualitet

Kompensimi nga DIVA, Tatimet publikojnë udhëzimin për deklarimin

Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025) dhe rezulton me tatim të mbi paguar kanë të drejtë të kërkojë kompensim të shumës.

Përfitues të kompensimit janë si individët që do të rezultojnë me tatim të mbipaguar, pas zbritjes së shpenzimeve të fëmijëve në vlerën 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe 120 mijë lekë për arsimin, por edhe individët që nuk kanë fëmijë, por rezultojnë me tepricë nga rillogaritja e tatimit.

Për të gjithë kategoritë, pas aplikimit kompensimi do të përfitohet në llogarinë bankare, për të cilën duhet të deklarohen të dhëna të sakta dhe për të gjitha rastet të ngarkohet në pdf IBAN-i i llogarisë bankare (dokument i lëshuar nga banka ku është regjistruar llogaria bankare e deklaruar).

Me qëllim sigurimin e vendosjes së të dhënave të sakta dhe shmangien e vonesave në procesin e rimbursimit administrata tatimore ka publikuar udhëzuesin për deklarimin e të dhënave të sakta të llogarisë bankare.

Udhëzimi për deklarimin e llogarisë bankare është ky: Klikoni këtu për të hapur tutorialin

Sipas tatimeve, plotësimi i llogarisë bankare është i domosdoshëm për vijimin e procedurës së rimbursimit nga Administrata Tatimore.

“Të gjithë individët që kanë plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale dhe rezultojnë me tatim të mbipaguar, për të cilin kanë paraqitur kërkese për rimbursim, duhet të deklarojnë saktë të dhënat e llogarisë së tyre bankare në sistemin e-Filing. Siguroni që të dhënat e vendosura janë të sakta, për të shmangur vonesa në procesin e rimbursimit”, njoftojnë Tatimet.

Për herë të parë këtë vit kompensim do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë, por që rezultojnë me tatim të mbipaguar, për shkak të ndryshimit të mënyrës së rillogaritjes të tatimit. Edhe për këtë individë procedura e aplikimit do të jetë e njëjtë. I vetmi ndryshim është që për këta individë nuk është i detyrueshëm ngarkimi i certifikatës familjare.

Më herët ministri petrit Malaj deklaroi se pas përfundimit të procesit të deklarimit më 31 Mars, janë plotësuar gjithsej 164,263 deklarata individuale të të ardhurave, një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas tij rreth 77 mijë individë pritet të përfitojnë kompensim nga sistemi DIVA për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Malaj tha se sistemi ka gjeneruar një fond total prej 1.4 mld lekësh për rimbursim për individët me tepricë kreditore. Deri tani janë kërkuar vetëm 670 mln lekë nga individët për t’u kaluar në llogaritë e tyre bankare.

Udhëzuesi për plotësimin e llogarisë bankare

Hapi i parë

Hapni shfletuesin dhe shkoni te faqja zyrtare e-Filing e DPT-së

Vendosni Numrin Personal të Identifikimit (NID) në fushën e parë

Vendosni Fjalëkalimin (Passëord) në fushën e dytë

Shënoni kutinë: “E lexova dhe bie dakord me termat dhe kushtet”

Klikoni butonin “Hyr në sistem”

Hapi i dytë

Pas hyrjes, shihni menunë kryesore horizontale me ngjyrë të gjelbër në krye të faqes

Klikoni mbi butonin “eFiling Im” — i treti nga e majta

Do shfaqet një listë me opsione shtesë poshtë tij

Butoni “eFiling Im” gjendet midis “Kontabilitet” dhe “Menaxhimi i Aksesit”. Kur klikohet, sfondi i saj ndryshon duke treguar se është aktive.

Hapi i tretë

Pas klikimit të “eFiling Im”, shfaqet një listë me 4 opsione

Klikoni mbi opsionin “Profili Im” — i fundit në listë

Do hapet faqja e profilit tuaj me të gjitha të dhënat

Lista ka 4 opsione: Dokumentet e Mia, Njoftimet e Mia, Çështjet e Mia dhe Profili Im. Nevojitet opsioni i fundit.

Hapi i katërt

Faqja e profilit ka një menu në të majtë me disa opsione navigimi

Klikoni mbi “Detajet e Bankës” — opsioni i katërt në listë

Hapet seksioni ku mund të shihni ose shtoni llogarinë bankare

Menuja në të majtë ka: Detajet e Tatimpaguesit, Informacion i Përgjithshëm, Adresa, Përfaqësia Tatimore, Detajet e Bankës, Kodi Ekonomik Rev 2.

Hapi i pestë

Faqja “Detajet e Bankës” shfaq tabelën e llogarive bankare (fillimisht bosh)

Klikoni butonin “Shto një llogari bankare” — në krye të faqes

Do të hapet formulari i plotësimit të të dhënave bankare

Mund të klikoni “Shkarko udhëzimin” për të marrë udhëzuesin zyrtar të DPT-së në format PDF.

Para se të shtoni llogarinë, sigurohuni që keni gati: numrin IBAN, emrin e bankës dhe vërtetimin bankar (PDF).

Hapi i gjashtë

Plotësoni formularin me detajet e bankës./monitor 

ME TE LEXUARAT